21:29 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Bayernit dhe Dortmundit pranojnë ulje të pagave

Lojtarët e Borussia Dortmund dhe Bayern Munich kanë rënë dakord për ulje vullnetare të pagave për të kursyer gjatë krizës së koronavirusit.

Bosi i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i cili gjithashtu do të marrë një pagë të zvogëluar së bashku me trajnerin Lucien Favre, tha se masa ishte “një shenjë e vlefshme e solidaritetit si nga jashtë ashtu edhe për 850 punonjësve tanë dhe familjeve të tyre”.

Pagat me 20% ulje do t’i marrin edhe lojtarët dhe stafi i Bayernit që kanë pranuar këto shkurtime për të ndihmuar skuadrën që të mos e ndiej krizën. /IndeksOnline/