75 Mall Live Search
09:17 / E Diele, 07 Qershor 2026 / L A

Futbollistët e Iranit do të hyjnë dhe të dalin nga SHBA në të njëjtën ditë kur luajnë ndeshjet

Kombëtarja e Iranit është më e komentuara në këtë edicion të Kampionatit Botëror.

Kjo për shkak të situatës politike me njërin nga shtetet nikoqire, SHBA-në.

Madje ishin shtuar dyshimet edhe rreth pjesëmarrjes së tyre, me Italinë që ishte parë si zëvëndësuese në rast të përjashtimit të Iranit por që nuk ndodhi ashtu.

Më tutje ambasadori iranian në Meksikë, Abolfazl Pasandideh njoftoi se kombëtarja e vendit të tij do të duhet të lë menjëherë territorin e SHBA-së, pas përfundimit të ndeshjeve që i luajnë atje.

Kampi i Iranit është zhvendosur në Tijuana të Meksikës, pas kërkesës së tyre për t’u zhvendosur nga SHBA, ku ishin fillimisht./IndeksOnline/