17:15 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

Futbollistët e Kosovës janë bërë pjesë e fushatës “Bashkohu, Shpëto Jetë“

Federate e Futbollit të Kosovës, së bashku me futbollistët e skuadrës së parë, janë bërë pjesë e fushatës “Bashkohu, Shpëto Jetë“ të organizatës “Action for Health”, në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin te Fëmijët.

Të prirë nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, futbollistët e Kosovës kanë vizituar kanë vizituar fëmijët e kësaj organizate me ftesën e kryetares Nezaqete Rukovci, transmeton IndeksOnline.

‘’Me këtë rast, sot, presidenti Agim Ademi, në shoqëri të drejtorit të Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe futbollistëve Samir Ujkani, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Milot Rashica si dhe kreut të grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, e kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, me ç‘rast kanë bërë shpërndarjen e fanellave, topave dhe shalleve të kombëtares për fëmijët që janë të shtrirë në këtë klinikë për mjekim.’’, thuhet në njoftimin e FFK-së./IndeksOnline/