75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Futbollistët e Kosovës nisen drejt Maltës me objektivin e vetëm – fitoren

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë këto ditë dy ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

”Dardanët” kanë synim që ta vazhdojnë primatin në grupin përkatës, andaj fitoret në dy ndeshjet e radhës janë të domosdoshme.

Fillimisht, djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Maltën, e më pas me Azerbajxhanin, transmeton IndeksOnline.

Pas zhvillimit të tri seancave stërvitore në Prishtinë, sot futbollistët kosovar do të nisen drejt Maltës.

Image may contain: 5 people, including Lorik Berisha, people smiling, people standing and shoes

E tashmë është bërë e ditur se yjet e Kombëtares kanë marrë rrugën drejt shtetit ishullor.

Përndryshe, ndeshja me Maltën zhvillohet të shtunën, dhe është e vlefshme për grupin D3, ku Kosova është lidere./IndeksOnline/