Futbollistët e Kosovës shkelin në fushën “Tehelne pole”
Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Bratislavë për ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, që zhvillohet nesër nga ora 20:45.
Para disa minutave, lojtarët e Franco Fodas janë paraqitur në fushën e stadiumit “Tehelne pole”, shkruan Indeksonline
Futbollistët “dardanë” po inspektojnë fushën, ku nesër do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tyre.
Kujtojmë që ky takim i rëndësishëm për play-offin e Kupës së Botës zhvillohet nesër nga ora 20:45./Indeksonline/

