20:03 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Llapit dakordohen për ulje page deri në 50%

Klubi Futbollistik “Llapi” ka vendosur që pagesat e futbollistëve të zbritën për 50% të paktën gjatë kohës së pandemisë së ‘koronavirusit’.

Ky vendim është marrë pas konsulltave të kryetarit të kryetarit të klubit, Beqir Batatina, drejtuesve të tjerë të klubit, stafin teknik, si dhe kapitenin Mentor Zhdrella.

Këtë informacion e ka konfirmuar Petrit Miftari, zëdhënës për media në klubin llapjan, derisa ka deklaruar se futbollistët e kanë kuptuar situatën dhe pa ndonjë hezitim e kanë pranuar atë.

“Po është e vërtetë. Pas konsulltave që patëm me Kryetarin e klubit, Beqir Batatina dhe anëtarët tjerë të kryesisë, kapitenin Mentor Zhdrella, futbollistët dhe stafin e klubit, u dakorduam që pagat në këtë kohë krize të zbriten 50%. Të gjithë futbollistët pranuan pa asnjë hezitim që pagat të zbriten pas situatës me epideminë COVID-19 ku disa klube në Evropë ua kanë zbritur pagat deri 70%, por ne jemi të vetëdijshëm se shumica e futbollistëve mbajnë familjet e tyre me këtë pagë, andaj edhe u dakorduam që 50% është mirë edhe për klubin edhe futbollistët“, ka deklaruar Miftari.

Kryetari i KF Llapi, Beqir Batatina

Kujtojmë që përveç Llapit edhe klubet e tjera të Superligës kanë vendosur që t’i reduktojnë pagat deri në 50%./IndeksOnline/