13:44 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollistët e Manchester United dhurojnë 30% të pagave për shërbimin kombëtar të shëndetit

Yjet e Manchester United kanë vazhduar me veprimet e tyre humane, ku kësaj radhe kanë vendosur të dhurojnë 30% të pagave të tyre për shërbimin kombëtar të shëndetit të cilët janë duke u përballur me koronavirusin.

Kapiteni i klubit, Harry Maguire i cili fiton më shumë se 190 mijë euro në javë e dha idenë për këtë donacion, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu sipas këtyre raportimeve kapiteni arriti t’i bind edhe shokët e tjerë të skuadrës, që të heqin dorë nga një e treta e pagës për një muaj.

Në orët në vazhdim pritet të bëhet edhe njoftimi zyrtar nga skuadra angleze./IndeksOnline/.