13:53 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Futbollistët e skuadrës së njohur me alkool dhe bixhoz para derbit

isa futbollistë të Hajdukut janë kapur para derbit të madh kundër Dinamos, duke pirë duhan dhe alkool si dhe luanin poker.

Në rrjetet sociale, u shfaqën fotografi të mbrojtësit Andres Fomitsov, Stipe Vucar dhe Stelain Filip, të cilët pinin alkool dhe luanin poker.

Pas publikimit të pamjeve në mediat kroate, tifozët janë parë të zhgënjyer me gjestin e futbollistëve.

Dhe pas një skandali të tillë, do të jetë e vështirë për futbollistët të sigurojnë vend në formacionin e parë.

Hajduku e pret Dinamon në derbin e Kroacisë të dielën në ora 15:00. /IndeksOnline/

Temat: