16:31 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Olmo një hap larg Barcelonës, Dinamo bën shitjen më fitimprurëse në histori

Katalanasit janë në negociata për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Dinamo Zagrebit, Dani Olmo.

Dinamo e bleu atë për 200,000 euro pikërisht nga të rinjtë e Barcelonës, ndërsa tani pritet të pasurohet nga ai.

Sipas El Mundo Deportivo, Dinamo është e gatshme ta shes atë në Barcelonë për 25 milionë euro. Për Olmo janë të interesuar seriozisht edhe Real Madrid, Manchester United, Bayern dhe Manchester City.

E përditshmja katalanse thotë se Pep Segur, Eric Abidal dhe Ramon Planes u takuan me agjentin e lojtarit, Juanma Lopez. Olmo nga mediat kroate krahasohet me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique dhe thuhet se është e ardhmja e futbollit kroat.

Ai pritet të jetë lojtari më fitimprurës në histori të Dinamo Zagrebit. /IndeksOnline/