13:36 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Futbollistët më të mirë për gjuajtje të lira në FIFA 21, në top 10-she një shqiptar

FIFA 21 pritet që shumë shpejt të dal në treg. Tashmë çdo gjë është zbuluar rreth kësaj videoloje.

EA Sports ka zbuluar listën e futbollistëve më të mirë për goditje të lira në FIFA 21, transmeton Indeksonline.

I pari sigurisht që Lionel Messi me saktësi 94, pas tij vjen Dani Parejo me 93 saktësi.

Në pozitën e tretë është transferimi më i ri i Barcelonës, Miralem Pjanic. Kurse në vendin e katërt është shqiptari, Enis Bardhi.

Lista e plotë e futbollistëve më të mirë për goditje të lira:

  1. Lionel Messi (94 FK ACC)
  2. Dani Parejo (93 FK ACC)
  3. Miralem Pjanic (92 FK ACC)
  4. Enis Bardhi (91 FK ACC)
  5. Sebastian Giovinco (91 FK ACC)
  6. Shunsuke Nakamura (90 FK ACC)
  7. Neymar Jr (89 FK ACC)
  8. James Ward-Prowse (89 FK ACC)
  9. Robert Skov (89 FK ACC)
  10. Ruslan Malinovskyi (88 FK ACC)