09:53 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti e konfirmon interesimin e Manchester United

Mbrojtësi i Suedisë, Sndreas Granqvist është duke u kërkuar nga Manchester United.

Këto thashetheme janë publikuar javën e fundit në shtypin suedez, shkruan indeksonline.

Por këtë interesim të klubit anglez e ka konfirmuar edhe vetë kapiteni i Suedisë.

“Ka interes të vërtetë. Këtë herë ka një lajm të së vërtetës (për thashethemet e transferimit). Jam i nderuar që jam i lidhur me një klub të tillë të madh dhe nëse ka një ofertë konkrete në janar, atëherë klubi dhe unë do ta pranojmë këtë, por kjo nuk është aktualisht”, ka thënë 33 vjeçari.

Granqvist është pjesë e skuadrës suedeze Helsingborgs. /IndeksOnline/

 

View this post on Instagram

 

We are getting closer our goal ? #allsvenskan Now time for the national team. ??????

A post shared by Andreas (@granqvistandreas) on