10:30 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / C E

Futbollisti francez e gjen të shkatërruar “Lambon” e tij me vlerë 300.000 euro

Sulmuesi i Sheffield United, Lys Mouset u trondit kur e gjeti Lamborghinin e tij të shkatërruar në parking.

Mëngjesin e të hënës, ndodhi një aksident trafiku në të cilën një veturë dëmtoi disa të tjera në parking, përfshirë edhe një Lambo ngjyrë portokalli.

Vetura e Mouset, një Lamborghini Aventador që kap vlerën rreth 330000 euro pati dëmtime serioze.

Policia e Jorkshirit Jugor tha se dy të rinj në një gjendje alkoolike u arrestuan nën dyshimin se njëri prej tyre po voziste me një shpejtësi të pa rregulluar. Sipas Daily Mail, ata u lanë të mbrojtur pas seancës.

Muset mbërriti në Sheffield nga Bournemouth për një pagë javore prej 30,000 euro. /IndeksOnline/