75 Mall Live Search
21:06 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / Gj Sh

Futbollisti i Barcelonës do të luaj me maskë speciale

Futbollsiti i Barcelon, Eric Garcia pësoi një lëndim në fundin e ndeshjes ndaj Club Brugge.

Mbrojtësi spanjoll, pas ndeshjes deklaroi se ka thyer hunden dhe duhet të shkoj në spital, shkruan IndeksOnline.

Klubi katalanas pastaj konfirmoi se ai ka pasur një frakturë nazale.

Garcia sot u pa në stërvitjen e Barcelonës, me pjesën tjetër të skuadrës.

Por sipas mediave spanjolle, ai për një kohë gjatë stërvitje përdori edhe një maskë speciale mbrojtëse, të cilën e kanë përdorur disa futbollistë, kur kishin probleme të ngjashme.

Qendërmbrojtësi mund të jetë i disponueshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Celta Vigo, por duket se trajneri Hansi Flick dëshiron të rrezikoj dhe ta fus titullar./IndeksOnline/