09:51 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Chelsea mund ta humbasë karrierën

Kanë kaluar dy vite që kur Charly Musonda Jr ka luajtur ndeshjen e fundit me Chelsea.

Kohët e fundit asgjë nuk ka shkuar mirë për futbollistin i cili ka qenë për shumë kohë edhe i lënduar.

“Viti i fundit ka qenë më i vështiri i jetës sime,” tha Musonda

Kurse njohës të futbollit thanë që futbollisti edhe mund ta humbasë karrierën e tij, “Nëse ai ende mendon se është fëmijë me disa aftësi, atëherë ai do të humbasë karrierën e tij”.

Musonda i ishte bashkuar Betisit në formë huazimi në janar të 2016, ku edhe kishte bërë menjëherë përshtypje andaj edhe Chelsea kishte pasur besim në futbollistin e ri mirëpo siç duket futbollisti nuk i ka punët mirë me karrierën e tij për shkak që nuk i ka marrë mjaftë seriozisht lëndimet.

/Indeksonline/.