19:34 / E Martë, 17 Tetor 2023 / C E

Futbollisti i Juventusit suspendohet për 7 muaj për shkak të basteve

Nicolo Fagioli është dënuar zyrtarisht me një ndalim prej shtatë muajsh nga futbolli shkaku i përfshirjes së tij në baste.

Ai ka pranuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë, duke përfshirë terapinë për varësinë nga bastvënia dhe duke ndihmuar të tjerët që të shmangin një fat të ngjashëm.

Fagioli mori çdo hap të mundshëm për të zbutur dënimin, duke përfshirë dorëzimin e tij tek autoritetet kur pranoi se kishte një problem.

Ai bashkëpunoi plotësisht me prokurorin dhe ofroi prova, por ndërkohë që ai vinte baste për ndeshjet e futbollit, ato kurrë nuk përfshinin skuadrat e tij.

Një deklaratë u lëshua nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) këtë pasdite duke konfirmuar se ndalimi fillimisht do të ishte 12 muaj, por u zvogëlua nga pesë në shtatë me disa kushte.

Këto kushte janë që Fagioli duhet të ndjekë trajtimin për varësinë nga bastëvenia për të paktën gjashtë muaj. Ai gjithashtu duhet të bëjë të paktën 10 paraqitje publike gjatë pesë muajve në të cilat ai shpjegon situatën e tij dhe ndihmon të tjerët ose të shmangin rënien në grackën e lojërave të fatit ose të ndihmojnë në shërimin e tyre nga varësia e njëjtë.

Faktikisht, është ende “formalisht” një ndalim 12-mujor, por pesë prej tyre do të mbulohen nga alternativat e trajtimit dhe daljeve publike.

Kësisoj, 22-vjeçarit i është ndaluar të luajë për shtatë muaj.

Fagioli përballet gjithashtu me një gjobë prej 12,500 eurosh për shkeljen e nenit 24 të kodit të drejtësisë sportive, i cili ndalon bastet në ngjarjet e futbollit të organizuara nga FIGC, UEFA ose FIFA.