14:20 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës rezulton pozitiv me koronavirusin, në Zvicër

Mbrojtësi dardan Mirlind Kryeziu ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ky njëherë është edhe rasti i parë me virus në futbollin zviceran, saktësisht në skuadrën e Zurichit.

Që nga paraqitja e simptomave të para, ai nuk ka qenë pjesë e stërvitjeve dhe është momentalisht në izolim.

Pjesa tjetër e skuadrës FC Zurichu, ku bëjnë pjesë edhe Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu, do të testohet sot.