75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës në formacionin e javës në Zvicër

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga ndeshja e parë e Kosovës në Ligën e Kombeve, futbollistët kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre.

Njëri ndër ta është edhe mesfushori i Luzernit, Idriz Voca, shkruan indeksonline.

21 vjeçari ka shënuar gol në ndeshjen e fundit në Superligën Zvicerane.

Ai është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës nga fansat.

Kujtojmë se Voca ka zhvilluar dy ndeshje me Përfaqësuesen A të Kosovës. /IndeksOnline/

Temat: