13:44 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

Futbollisti i Kosovës U21 në Serie A?

Futbollisti kosovar, Erion Sadiku, është afër marrëveshjes me klubin e njohur në Itali, Genoa.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Suedi, të cilët e shohim 18-vjeçarin shumë shpejt në Serien A, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës U21 për momentin luan në Suedi te skuadra e Varbergs Bols.

Vlera e tij në “Transfermarkt” të moshës 18-vjeçare shkon deri mbi 250 mijë euro./IndeksOnline/