Futbollisti i La Ligas për dy javë thyen rekordin e shitjeve të fanellës
Wu Lei i janë dashur vetëm dy javë për t’u bërë lojtari i Espanyol që ka shitur më shumë fanella këtë sezon, duke kaluar Borja Iglesias dhe Marc Roca. Shifrat janë mbresëlënëse, sidomos kur përfshin fanellat e shitura në Kinë.
Ardhja e sulmuesit aziatik në janar ka pasur një ndikim të madh për Espanyol në Kinë. Atij i janë dashur vetëm dy ndeshje për të fituar e tifozëve të klubit katalanas duke u kthyer në idhullin e tyre.
Wu Lei ka befasuar të gjithë. Edhe në aspektin financiar, gjithçka duket premtuese.
Espanyol thuhet të ketë shitur rreth 5,000 fanella me emrin e tij. Kjo është më shumë se shifrat e shitura nga Borja dhe Roca.
Klubi spanjoll do të vazhdojë të kërkojë mënyra të tjera për të përfituar sa më tepër para nga blerja e re në mënyrë që të rrisë të ardhurat e klubit.
Pa harruar se katalanasit, të cilët mposhtur 2-1 Rayo Vallecano-n këtë fundjavë, kanë pronarë kinezë.