16:30 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Lazios ndodhet në Prishtinë, e kalon ditën te “Kafet e Vogla”

Futbollistët shqiptarë që po arrijnë suksese në Evropë kanë zgjedhur Kosovën si destinacion për pak ditë pushimi të dimrit. Një nga ta është edhe ylli i Lazios, Valon Berisha.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës është parë në disponim te “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

Indeksonline sjell foto të qëndrimit të tij në kryeqytet. Valoni shihet i zënë me disa thirrje telefonike.

Tani afati i janarit është i hapur, mbase mund të ketë pranuar ndonjë ofertë nga gjigantët e futbollit evropian!/Indeksonline/