09:28 / E Martë, 23 Mars 2021 / Blerim

Futbollisti i Lituanisë që luan në Superiore/ Kukësi i uron fat kundër Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër do ta luajë miqësoren e parë për vitin 2021.

“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballen me Kombëtaren e Lituanisë, shkruan IndeksOnline

Për këtë ndeshje është ftuar edhe futbollisti që luan në Superioren e Shqipërisë, Rolandas Baravykas.

Rolandas Baravykas: gražiausias metų įvartis? Mano - DELFI Sportas

Baravykasi luan te Kukësi dhe po kalon në një formë të mirë te skuadra shqiptare.

Kukësi përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar sukses lojtarit për ndeshjen kundër Kosovës.

Mborjtësi anësor u transferua në Shqipëri gjatë janarit nga skuadra e Qipros, Nea Salamis me parametra zero. Këtë sezon, 25-vjeçari ka bërë 8 paraqitje./IndeksOnline/