10:06 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Liverpoolit kryen vizitat mjekësore te Juventusi

Juventusi është shumë afër përforcimit të radhës për sezonin e ardhshëm.

Kampionët e Italisë gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruajnë me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, shkruan indeksonline.

Mesfushori gjerman ka arritur në Torino dhe po kryen vizitat mjekësore në klinikën e Juventusit.

Kontrata e tij me finalistët e Ligës së Kampionëve përfundon në fund të muajit dhe do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me Zonjën e Vjetër.

24 vjeçari mendohet se do të përfitoj një pagë rreth 5 milionë euro plus bonuset. /IndeksOnline/