16:43 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Lyonit bie në tokë gjatë ndeshjes, dërgohet menjëherë në spital

Lyoni po luan kundër Toulouse në ndeshjen e Ligue 1.

Një moment të gjithë në stadium ishin të shtangur kur futbollisti Martin Terrier ra në tokë, shkruan Indeksonline.

Ai u rrëzua gjatë minutës së 20-të duke i frikësuar të gjithë.

Ai është dërguar menjëherë në spital, për të mësuar më shumë rreth asaj që ndodhi në fushë. /IndeksOnline/