08:13 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Lyonit kapet me tifozët, e akuzojnë që nuk po e respekton fanellën

Një ngjarje interesante ka ndodhur të dielën mbrëma pas ndeshjes Lyon – Angers.

Edhe pse Lyoni e fitoi ndeshjen tifozët nuk ishin të kënaqur me paraqitjen dhe futbollisti Marcelo pati një duel verbal me tifozët të cilët e akuzonin që nuk po jep maksimumin.

Marcelon: “Unë luaj për ju”, tifozët ultras: “Jo, ti nuk e respekton fanellën”, u përgjigjën ata.

Lyoni para fitores me Angers kishte humbur 3 ndeshje rresht duke humbur praktikisht edhe mundësinë për kualifikim në Champions League pa kualifikime. /Indeksonline/