75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 21 Maj 2026 / Gj Sh

Futbollisti i Manchester United nuk merr ftesë nga Anglia

Kombëtarja e Anglisë të premten do ta bëj publike listën finale për Kupën e Botës.

Por selektori i ”Tre Luanëve” Thomas Tuchel ka marr një vendim befasuese, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazetari Jacobs Ben, futbollisti i Manchester United, Harry Meguire nuk është ftuar për Kupën e Botës, derisa ai është i shokuar me këtë vendim.

“Isha i bindur se mund të kisha luajtur një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam pasur. Jam i shkatërruar nga vendimi. U uroj lojtarëve gjithë të mirat.”, ka thënë Meguire për Talksport.

Mbetet të shihet lista e plotë e Anglisë për Kupën e Botës, e cila do të publikohet nesër./IndeksOnline/