14:11 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Futbollisti i Milanit i lindur në Itali ëndërron Kampionatin Botëror “Rusi 2018” (Foto)

Futbollisti i Milanit i huazuar te Genoa gjatë këtij sezonit, Gianluca Lapadula ëndrron Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Edhe pse Italia është eliminuar, futbollisti i lindur në Turin të Italisë ka gjasa të mëdha të merr pjesë në këtë kompeticion.

27-vjeçari ka shanse të ftohet nga Kombëtarja e Perusë, e cila ka siguruar biletën e fundit për në Rusi.

Madje edhe trajneri i Perusë, Ricardo Gareca ka lënë të hapur këtë mundësi.

“Porta është e hapur për të gjithë, mjafton dëshira e lojtarëve”, ka thënë trajneri peruan për “Il Secolo XIX”.

Lapadula ka të zhvilluar 3 paraqitje me Genoan. Ai u transferua nga Pescara në Milan./IndeksOnline/