11:32 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i njohur bëhet pjesë e serialit ”La Casa de Papel”

Seria e famshme ”La Casa De Papel” ka marrë në kastën e aktorëve një nga futbollistët më të njohur në botë.

Është Neymar të cilin përveç në fushën e blertë, tashti do t’i tregoj aftësitë e tij edhe si aktor, shkruan Indeksonline.

 Futbollisti brazilian përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ka zbuluar se ai do të jetë pjesë e e serialit ”La Casa de Papel”, e cila është një nga seritë më të shikuara të momentit në Netflix.

“Unë kam qenë në gjendje ta realizoja ëndrrën time dhe të isha pjesë e serialit tim të pëlqyer. Dhe tashti unë mund të ndaj Gjonin me ju të gjithë! Faleminderit”, ka shkruar Neymar në postimin e tij./Indeksonline/