09:53 / E Martë, 13 Shkurt 2024 / L K

Futbollisti i parë gjerman që bëri publik homoseksualitetin: Ja pse heshta sa isha futbollist aktiv

Thomas Hitzlsperger, nënkampion i Evropës në vitin 2008, e bëri publik homoseksualitetin e tij në fund të karrierës së tij. Në një intervistë në Bild, futbollisti tregoi pse nuk e shpalli atë ndërsa ishte aktiv.

“Është një tabu në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Nuk mund t’i ndrydhja më ndjenjat e mia. Deri atëherë, nuk mund ta imagjinoja që unë, nga të gjithë njerëzit, mund të isha homoseksual. Avokati im më këshilloi të mos dilja publikisht me orientimin tim. Më tha që në asnjë rrethanë mos të flas për këtë temë” ka thënë futbollisti./Indeksonline/