17:38 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Realit do të jetë bashkëlojtar i Januzajt

Real Madridi dhe Real Sociedadi janë në përfundim të marrëeshjes për huazimin e një futbollisti. Theo Hernandez do të luaj për një edicion huazim te skuadra e Adnan Januzajt.

Mbrojtësi ka disa oferta nga Spanja dhe klubet në Evropë, por që ka vendosur të luaj në “Anoeta” edicionin e ardhshëm.

Theo me shumë gjasa nuk do të udhëtojë fare me Realin në Miami ku do të vazhdojnë me disa ndeshje parapërgatitore.

Real Sociedadi do ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit në rast se Theo tregon performancë të mirë gjatë edicionit./Indeksonline/

Temat: