Januzaj, në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës në La Liga
Ylli kosovar, Adnan Januzaj mbrëmë shkëlqeu në fitoren e Real Sociedadit në La Liga.
Në ndeshjen e zhvilluar në ”Anoeta”, Sociedadi mposhti skuadrën nga Vigo me rezultat, 2-1.
Januaj kontriboi në fitoren e Sociedadit me një asistim te goli i Zurutuzas, transmeton IndeksOnline.
Dhe për paraqitjen e djeshme, WhoScored e ka vlerësuar Januzajn me notën, 7.7.
Përveç kësaj, Januzaj është përfshirë edhe në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës në La Liga.
Përndryshe, në formacionin në fjalë nuk bën pjesë asnjë lojtarë i Barcelonës dhe i Real Madridit./IndeksOnline/