09:32 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Futbollisti i Romës tallet me Griezmanin (Foto)

Roma dhe Chelsea mbrëmë u kualifikuan për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, duke e lënë Atletico Madridin të luaj në Europa Ligë.

Kur është hedhur shorti në muajin gusht, favorit për këtë grup kanë qenë Chelsea dhe Atletico, mirëpo në fund skuadra italiane doli triumfuese.

Në një postim të datës 24 gusht, kur është hedhur shorti i fazës së grupeve, Greizman kishte bërë një status ku shkruante “Me Gusta” (Më pëlqen).

Futbollisti i Romës, Juan Jesus ka shpërndarë këtë status me mbishkrimin “No gusta mas” (Nuk më pëlqen më). /IndeksOnline/

 

Temat: