12:54 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Serie A si në filma, aksidentohet rëndë derisa po ikte nga policia

Sipas raporteve të “Calciomercato” sulmuesi i Sampdoria, Deferel ka pësuar një aksident natën e kaluar në Genoa, pas humbjes kundër Atalantas.

Gazeta italiane shkruan se Defrel u përpoq të arratisej nga policia, por ai pësoi një aksident ku ai për fat të mirë nuk ka pasur lëndime të mëdha, dhe gjithashtu lojtari thuhet se kishte përdorur alkool.

Ende nuk dihet nëse këto burime janë të sakta,por lojtari mund të marrë shumë dënime nga Sampdoria, të cilët këta të fundit ende nuk kanë komentuar asgjë për këtë çështje. /IndeksOnline/