19:02 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i skuadrës spanjolle refuzon vazhdimin e kontratës, pranë kalimit te Barcelona

Ferran Torres ka refuzuar ofertën e fundit për vazhdimin e kontratës së Valencia me vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, kurse Barcelona mendohet se është e interesuar për të.

Futbollisti po e dëshiron largimin nga kjo skuadër e siç duket edhe ai është i interesuar të luaj për katalunasit, transmeton IndeksOnline.

Për futbollistin interesim kanë shprehur edhe Borussia Dortmund dhe Juventus mirëpo Barcelona raportohet që është më afër transferimit.

Klauzola e lirimit të futbollistit aktualisht është 100 milionë euro./IndeksOnline/.