Futbollisti i skuadrës turke kërceu nga kati i dytë dhe shpëtoi nga tërmeti
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe në Siri po rritet minut pas minuti.
Shumë futbollistë ishin në vendin ku ra tërmeti, disa mbijetuan e për fat të keq disa edhe nuk arritën të shpëtonin të gjallë, shkruan Indeksonline.
Portieri turk i kategorisë së dytë Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan, 28 vjeç, i cili u varros në rrënoja, humbi jetën.
Shoku i tij i skuadrës Barış Başdaş, 33 vjeç, një futbollist gjerman me origjinë turke, arriti të shpëtoj i gjallë edhe pse e sfidoi veten deri në limite.
Bazdas doli në ballkon dhe u hodh nga kati i dytë, por për fat të mirë ai mbijetoi, shkruan Bild.
Futbollisti Yeni Malatyaspor u plagos rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital.
Bazdas ka lindur në Gjermani ku ka luajtur për Hannover, por praktikisht ka luajtur gjithë karrierën e tij për klubet turke. Ai ishte gjithashtu ishte anëtar i kombëtares turke U-21 për të cilën ai luajti dhjetë ndeshje. /IndeksOnline/