Llapi njofton largimin e Coric
Portieri kroat, Marijan Coric ka vendosur të largohet për herë të dytë nga Llapi.
Largimi i tij vjen vetëm 1 vjet e gjysmë pas rikthimit të tij në futbollin kosovar.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi kosovar, në një postim në “Facebook”.
Coric, në rikthimin e tij te Llapi bëri 55 paraqitje duke e mbajtur plot 19 herë portën e paprekur./IndeksOnline/

