23:31 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Futbollisti i Superligës e krahason Haxhi Shalën me Bill Clintonin, kanë diçka të përbashkët

Futbollisti i Ferizajit, Taulant Dajaku e ka krahasuar deputetin e Kosovës, Haxhi Shalën me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

Ai ka shkruar në Facebook, se dy politikanët kanë diçka të përbashkët, shkruan Indeksonline.

“Haxhi Shala edhe Bill Clintoni jane t’vetmit qe i kane ban’ grat shoqe me dashnoret…njerz me vizion jane o milet, Billi e ka majt Ameriken,Haxhi Efendia po na e man’ Kosoven n’maje”, ka shkruar Dajaku.

Mesfushori njihet për deklarime të shpeshta politike duke i thumbuar njerëz të sferës politike.

Në anën tjetër, deputeti Haxhi Shala ka qenë shumë i përfolur gjatë ditës së sotme për votën vendimtare në Qeverinë Hoti. /IndeksOnline/