18:14 / E Martë, 12 Janar 2021 / A. A

Futbollisti i Trepçës ’89 shkon për prova në Zvicër

Ekipi zviceran Aarau ka shprehur interesim për transferimin e Milot Avdylit.

Presidenti i Trepçës ’89 Abedin Zeka ka konfirmuar për Indeksonline, që 18 vjeçari tashmë ka udhëtuar në Zvicër për të kryer provat.

“Aarau ka dërguar ftesë zyrtare për Avdylin dhe ai do të qëndrojë 9 ditë. Shpresoj që Miloti t’i pëlqejë zviceranëve dhe pastaj të hyjmë ne negociata për transferimin e tij” deklaroi Zeka.

Sa i përket rekrutimit të lojtarëve të rinjë, presidenti i Trepçës ’89 theksoi se kanë arritur marrëveshje me dy futbollistë të huaj dhe janë në pritje të kompletimit të dokumentacionit.

/Indeksonline/