22:04 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar: Jam pranë kalimit me sukses të koronavirusit

Valdrin Mustafa është gati ta kalojë sfidën e jetës, atë me koronavirusin.

Sulmuesi kosovar i Hannover 96, kishte dalë pozitiv të martën në tester e bëra.

Ai ka deklaruar tani se po pret rezultatet për kalimin me sukses të virusit.

Të dashur miq, së pari ju falënderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time. Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses ”, ka shkruar Mustafa në Instagram.