18:49 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar “kopjon” pamjen e Nexhat Dacit

Përveç që i kan mbiemrat të përafërt, Mirlind Daku po dëshiron edhe t’i përngjaj politikanit kosovar, Nexhat Daci.

Sulmuesi i Ballkanit ka postuar një fotografi, ku shihet se e ka ndryshuar pamjen e flokëve të tij.

“Nexhat Daci Style”, ka shkruar Daku në profilin e tij në Facebook, shkruan Indeksonline.

22 vjeçari është pjesë e skuadrës kroate Osijek derisa nga janari është i huazuar te skuadra nga Suhareka, Ballkani.

Daku gjithashtu ka qenë pjesë e kombëtares U21 të Kosovës duke treguar rezultate shumë të mira. /IndeksOnline/