17:31 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Futbollisti Kosovar me supergol në Suedi, si Andrea Pirlo

Arian Kabashi ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e Ligës së dytë të Suedisë.

23 vjeçari ka realizuar nga gjuajtja e lirë në fitoren 0-1 të Dalkurd kundër Eskilstuna, shkruan Indeksonline.

Ai ka gjetur cepin e portës kundërshtare dhe goli i tij i dha tre pikë skuadrës që po lufton për mbijetesë.

Kabashi u inkuadrua në lojë vetëm disa minuta para se të shënonte golin. /IndeksOnline/