13:37 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar që do të luaj kundër Gerrardit/ Rron Broja: Emocion i veçantë, Stivi është legjendë! (Foto)

Skuadra nga Maqedonia, FC Shkupi ka mësuar kundërshtarin e parë në Europa Ligë.

Klubi me shumë yje shqiptarë do të përballet me skuadrën nga Skocia, Rangers FC.

Pas shortit, IndeksOnline ka kontaktuar me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Rron Broja, i cili me plotë emocion mezi pret përballjen kundër legjendës së Anglisë, Steven Gerrard.

s

“Është ndjenjë e veçantë mu përball kundër një skuadre si Rangers. Këtë ekip e njohu shumë moti, sepse është skuadër me shumë histori”.

“Gerrardi është një legjendë e futbollit. Kur e kuptova shortin ishte emocionuese, sepse është shumë kënaqësi të luash kundër legjendës dhe në stadiumin e klubit skocez”, ka thënë Broja për IndeksOnline.

Sipas futbollistit kosovar dhe ishte lojtarit të Trepçës ’89, FC Shkupi synim e ka kualifikimin edhe pse do të jetë shumë vështirë ndaj një skuadre si Rangers, e cila menaxhohet nga ish-lojtari i Liverpoolit, StiviG.

“Synimi i Shkupit është që të shkojmë sa më lartë edhe pse do të jetë shumë vështirë”, shtoi kosovari.

Ndeshja e parë mes Shkupit dhe Rangersit zhvillohet më 12 korrik dhe luhet në stadiumin “Ibrox”. Kurse, ajo e kthimit më 19 korrik, në Maqedoni./IndeksOnline/