14:59 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Rron Broja largohet nga Trepça, kjo është skuadra e re (Foto)

Një nga talentët më të mirë të futbollit kosovar, Rron Broja është larguar nga Trepça ’89, shkruan IndeksOnline.

Ai pas largimit nga kampioni aktual, ka nënshkruar kontratë me ekipin maqedon, FC Shkupi.

“Skuadra e FC Shkupi sot ka arritur të bëjë edhe blerjen e dytë të afatit kalimtar, duke sjellë në kampin bardh e kaltër talentin më të madh në rajon, por që është vlerësuar edhe ndër më të dalluarit në Evropë, pasi shumë ekipe ishin vënë pas shërbimeve të tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Broja ka folur për herë të parë si futbollist i Shkupit: “Padyshim se jam shumë i lumtur do të jem pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptarë nga Maqedonia. Kisha dëgjuar qysh si fëmijë kur Shkupi ka luajtur me emër tjetër që është kampion i trefishtë dhe fitues i tri titujve të kupës. Andaj pa hezitim bëra zgjedhjen e duhur që të vesh fanellën e një skuadre kampione. Gjithsesi do të jetë për mua shumë me rëndësi që do të luajë edhe para një armate të madhe të tifozerisë shkupjane “Shvercerat”, dhe besoj se do së bashku me ekipin do arrijmë shumë suksese”, ka thënë super talenti 21 vjeçar./IndeksOnline/