75 Mall Live Search
20:39 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar që ishte kapur duke pirë cigare: FFK më përjashtoj direkt, po çka do të bëjnë me Aro Muricin?

Portieri i Kosovës, Aro Muric mbrëmë pas humbjes në vend që të jetë i mërëzitur nga humbja, ai bëri një veprim tejet të papërgjegjshëm.

Murici u pa duke pirë  pije me një vajzë dhe duke bërë fotografi në ambientet e hotelit, transmeton Indeksonline.

Kjo tregon po të papërgjegjshëm janë FFK-ja në organizimet e saj, duke lejuar që në hotel të hynë çdo kush.

Rreth lajmit të Aro Muric, ka reaguar futbollisti i futsallit, Oso Gjinovci. Ai në shkurt të këtij viti, ishte kapur duke pirë cigare gjatë një udhëtimi të kombëtares së Kosovës në futsall.

Në postimin e tij, Gjinovci ka thënë se FFK-ja as nuk e kishte dënuar, as suspenduar por kishte shkaur me përjashtim direkt.

Tutje, ai bëri pyetje, se çka do të bëj tash FFK-ja me Aro Muricin që u pa duke pirë alkool pas humbjes dhe duke u fotografuar me fanse.

Postimi i plotë i tij:

Kur m’patën fotografu me cigare në Aeroportin “Adem Jashari” para nisjës për Gjeorgji, në kualifikime me Kombëtarën e Futsallit të Kosovës u bo lajm n’krejt mediat e portalet tona. U kthym prej Gjeorgjisë edhe Federata e Futbollit të Kosovës në krye me Agim Ademin, nuk m’suspendoj, as nuk m’denoj, por direkt shkoj me përjashtim. U harrun t’mirat dhe hekat që i kalum bashk me shok me Kombëtarën e Kosovës, udhtimet, pritjet e gjata nëpër aeroportet e ndryshme të botës, shum njersë e derdhun,shum peripeti e shum sfida që i kalum bashk dhe në fund krejt shkun huq. Kisha pas qef me dit qysh don m’ja bo me lojtarin e Kombëtarës tonë në futboll të madh që u fotografu me alkool? A doni edhe ata me përjashtu edhe me ja qu njersën posht sikur mu. FORCA KOSOVA