13:23 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / L K

Futbollisti publikon valixhet, nesër niset për në Barcelona

Barcelona do të prezantoi nesër transferin e ri. Vitor Roque dhe gruaja e tij kanë publikuar pamjet e paketimit të valixheve para nisjes për në Spanjë.

Vitor dhe gruaja e tij planifikojnë të zbarkojnë në Barcelonë nesër në mëngjes.

Sulmuesi brazilian do t’i bashkohet stërvitjes pasditen e datës 29, datë në të cilën Xavi ka thirrur skuadrën për të filluar përgatitjet për ndeshjen e parë të vitit 2024.

Megjithatë, prezantimi nuk do të bëhet realitet deri në datën 3, pasi braziliani të jetë regjistruar në La Liga ./Indeksonline/