Futbollisti që e meriton më së shumti, bëhet më i paguari te klubi i Chelseas (Foto)
N’Golo Kante pritet që shumë shpejtë të nënshkruaj kontratë të re me Blutë e Londrës.
Mesfushori i Kombëtares së Francës do të bëhet lojtari më i paguar në Chelsea, nëse pranon të firmos kontratë të re, shkruan IndeksOnline.
Ashtu siç shkruan “The Times”, Kante do të përfitojë plotë 290 mijë funta në javë, dhe do të bëhet lojtari me rrogën më të madhe në ekipin londinez. Deri në konfirmimin zyrtar, francezi fiton vetëm 120 mijë funta në javë.
Me këtë pagë, Kante do t’ia kalojë edhe Eden Hazardit, i cili përfiton 200 mijë funta në javë.
27-vjeçari u transferua në “Stamford Bridge” gjatë vitit 2016 për 32 milionë funta nga Leicester City. Ai firmosi kontratë pesë-vjeçare me gjigantin e Premierligës.
Kante për dy sezone te Chelsea fitoi, një Premierligë dhe një Kupë të FA./IndeksOnline/
According to The Times – N’Golo Kanté is set to become Chelsea’s highest earning player on £290k per week! pic.twitter.com/17G4PKXdgW
— Footy Accumulators (@FootyAccums) July 31, 2018