23:55 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Futbollisti që luan në Serie B po kërkohet nga shumë skuadra të Premierligës

Mesfushori sulmues i Palermos Igor Coronado është duke u ndjekur nga ekipet angleze, sipas agjentit të tij.

25-vjeçari thuhet të jetë një objektiv i Watford pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në Serie B këtë sezon.

Coronado bëri një tripletë në fitoren 4-0 ndaj Caprit të dielën, si rezultat Palermo u ngjit në vend të tretë të renditjes, një pikë pas Frosinones me një ndeshje më pak.

Braziliani kërkon të ndihmojë ekipin e tij të rikthehet në Serie A por tani ka tërhequr vëmendjen e klubeve angleze për shkak të paraqitjeve fantastike.

“Igor kërkon të ngjisë Palermon në Serie A. Ai nuk ka në plan të qëndrojë në Serie B sezonin tjetër,” shprehet agjenti i tij për Tuttomercatoweb.

“Kampionati do të përfundojë pas një muaji e gjysmë. Këto janë momente të rëndësishme. Çdo ndeshje është e veçantë dhe Igor do të bëjë kontributin e tij.

“Po, është e vërtetë se ekipet angleze po e ndjekin. Por për momentin jemi të fokusuar vetëm te Palermo.”