75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Futbollisti që po e lën në ‘hije’ Cristiano Ronaldon te Al Nassr

Al Nassr ka fituar derbin e javës në ligën e Arabisë Saudite.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli, arriti të mposht në udhëtim Al Ahlin, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.

Por ajo çfarë është interesante, Cristiano Ronaldo nuk ishte vendimtar në këtë ndeshje, ashtu siç jemi mësuar ta shohim.

Njeriu vendimtar në këto dy ndeshjet e fundit për Al Nassr ishte transferi i ri, Jhon Duran.

Sulmuesi kolumbian i cili u transferua nga Aston Villa ditë më parë për 80 milionë euro, ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit.

Duaran shënoi dy gola në ndeshjen e sotme ndaj Al Ahlit dhe dy të tjera ndaj Al Fehia, në ndeshjen e cila u zhvillua vikendin e kaluar./IndeksOnline/