11:10 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Futbollisti shqiptar del pozitiv me koronavirus

Koronavirusi nuk ka kursyer as Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

Pas futbollistit Valdrin Mustafa, me Covid-19 ka rezultuar edhe futbollisti Leonardo Maloku.

Ishte vetë mbrojtësi ai që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut, ka konfirmuar lajmin se është infektuar me Koronavirus.

Maloku aktivizohet në Spanjë, ku është pjesë e San Roque Lepe.

Po kështu ka luajtur në Itali, me Peskarën, si dhe është aktivizuar në Serie C, me Santarcangelo, Fano dhe Fermana. /Indeksonline/