17:59 / E Martë, 07 Shtator 2021 / C E

Futbollisti shqiptar kompleton transferimin te Interi

Futbollisti shqiptar Kevin Zefi ka përfunduar transferimin te skuadra italiane, Inter.

16 vjeçari ka arritur marrëveshjen me kampionët e Serie A, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra irlandeze, Shamrock Rovers.

Në Shtator 2020, ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Irlandës kur shënoi për Shamrock Rovers II kundër Longford Town në ndeshjen e Divizionit të Parë.

PSV Eindhoven dhe Juventus ishin ndër klubet e tjera të interesuara për nënshkrimin e tij, por gjigantët e Serie A fituan garën. /IndeksOnline/