14:32 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Futbollisti shqiptar, nënshkruan me ekipin e njohur francez

Futbollisti shqiptar, Riza Durmishi është huazuar te ekipi francez, Nice.

Mbrojtësi që e përfaqëson Danimarkën do t’i bashkohet skuadrës nga janari.

25- vjeçari ka nisur stërvitjen me klubin francez, pasi do të mundohet të gjejë vend në vend në formacionin bazë, transmeton Indeksonline.

Marrëveshja do të jetë huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa kjo do të hyjë në fuqi, më 1 janar.

Durmishi ka luajtur në Itali dhe në sezonin e fundit arriti t’i bënte vetëm 19 ndeshje, ndërsa kaloi dy sezone të suksseshme te Betisi./Indeksonline/